Pas takimeve me përfaqësues të biznesit në Durrës, kreu i opozitës, Lulzim Basha pa nga afër edhe banorët e Sukthit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Lulzim Basha: Ju vazhdoni me të njëjtat kushte siç ju pashë herën e fundit?
Banor: Ashtu jemi. Më keq. Edhe më keq.
Banor: Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë.
Kryedemokrati akuzoi qeverinë se i ka braktisur dyfish këta banorë, të cilët krahas mungesës së ndihmës gjatë pandemisë vijojnë të jetojnë në shtëpi të pabanueshme, pa një përgjigje nga ana e autoriteteve.
Banor: Ka rënë populli në zero. Nuk kemi me çfarë të marrim bukën, nuk kemi me çfarë te marrim një kilogramë domate, një kilogramë speca.
Lulzim Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje financiare?
Banore: Nuk kam marrë as një shishe ujë. Pension jo, rrogë jo, për të ngrënë jo, ku do të shkojmë, ku do të jetojmë ne o nënë?
Lulzim Basha: Zonjë po ndihma ushqimore të kanë ardhur ty?
Banore: Asnjë gjë, për kokë të atij djali që kam rrugëve andej. Asnjë kokërr kripe të ma sjellin në derë nuk më kanë sjellë. Asnjë gjë, as pension, as ndihmë ekonomike, asnjë gjë.
Për kreun e opozitës, prioritet i qeverisë nuk janë qyetarët por pasurimi në kurriz të shqiptarëve, duke vjedhur me një grusht oligarkësh.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/